Felipe Massa i jep fund karrierës së tij në Formulën 1, e këtë herë realisht, në fund të këtij Botërori.Piloti brazilian, i cili e kishte njoftuar tërheqjen edhe vitin e kaluar, por që vendosi të rimendonte falë kërkesës së Williamsit, tashmë do ta mbyllë karrierën në Abu Dhabi më 26 nëntor, transmeton Supersport.
Massa largohet kështu pas 15 vitesh në Formulën 1, e të dielën do të sigurojë padyshim edhe duartrokitjet apo përqafimet e tifozëve të tij në Interlagos të Brazilit, në të njëjtën pistë që njoftoi tërheqjen edhe vitin e kaluar i përlotur.
Me shumë gjasa, e ardhmja e tij do të jetë në Formulën E. Ndërkohë, për zëvendësimin e tij, Williams po mendon njërin mes Robert Kubica, që mund të rikthehet pas një mungese të gjatë si pasojë e një dëmtimi të rëndë, ose Daniel Kvyat. Kushdo që do të përzgjidhet do të ketë koleg kanadezin Lance Stroll. (b.an)