Shtatë persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident automobilistik që ka ndodhur në Librazhd.
Mësohet se në aksident është përfshirë një autobus dhe një makinë. Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet policia e cila ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet. Aksi rrugor pranë fshatit Mirakë të Librazhdit u bllokua për disa minuta si pasojë e aksidentit
a.ç