Një shqiptar ka rezultuar me shumë fat, pasi teksa ka hyrë të vidhte në shtëpinë e një italiani në fakt ka përfunduar duke u shpërblyer me mijëra euro.
Dënim me pesë vjet e dy muaj burg për tentativë vrasje. Kjo është kërkesa e bërë nga prokurori Emma Ferrero për italianin Walter Onichini, kasapi i Legnaro i cili qëlloi me armë një hajdut shqiptar, duke e lënë atë të plagosur.
Në rast se dënohet, italiani do duhet të kompensojë të dëmtuarin edhe me 324 mijë euro.
“Onichini qëlloi sepse kishte frikë se hajduti do t’i rrëmbente djalin”, shpjegoi avokati i italianit, Ernesto De Toni, raportojnë mediat, shkruan “Panorama”.
Ngjarja ka ndodhur në korrik të vitit 2013, ku Onichini qëlloi dhe plagosi disa persona që kishin hyrë për të vjedhur dhe që po përpiqeshin të merrnin makinën e tij nga shtëpia.
24-vjeçari shqiptar Elson Ndreca, mbeti i i plagosur. Ai më pas ngriti një padi mbi italianin.