Thonë se mosha është vetëm një numër kur dashuron dikë, por sipas një studimi të kryer nga Emory University në Atlanta, ekziston një difenrëce ideale moshe mes çiftit e cila lidhet drejtëpërdrejtë me jetëgjatësinë e një lidhjeje.
Në studim u morën 3,000 njerëz dhe rezultoi se sa më i madh hendeku i viteve, aq më i madh rreziku i ndarjes.
Hulumtuesit pohuan se çiftet me një diferencë të moshës pesë-vjeçare kishin 18% më shumë gjasa për t’u ndarë se sa një çift moshatarësh.
Ndërkohë që kjo shifër u rrit në 39% kur diferenca në moshë arrinte 10 vite. Për çiftet me një diferencë të moshës 20-vjeçare, statistikat nuk janë shumë shpresëdhënëse,sepse shanset e ndarjes rriteshin në 95%.
Hulumtuesit besojnë se sa më pak vite difenencë të kenë partnerët aq më shuma gjasa kanë të përfundojnë bashkë. Rrofshin moshatarët !!
a.ç