Autoritetet italiane në Vernole kanë gjetur pako me drogë që dyshohet se u kanë rënë trafikantëve gjatë trafikut nga brigjet shqiptare.
Përgjatë bregut të Adriatikut, dy pako me kanabis u gjetën pothuajse në breg të detit. Pako ishin të lidhura dhe të mbështjella mirë. Brenda tyre kishte në total 48 kilogramë marijuanë.
Lënda narkotike u sekuestrua nga policia italiane. Këta të fundit dyshojnë se pakot me kanabis janë braktisur nga trafikantët ose u kanë humbur në det gjatë transportit nga brigjet e afërta të Shqipërisë drejt jugut të Italisë.
Autoritetet kanë nisur një hetim në lidhje më këtë ngjarje.
a.ç