Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Korçë ku një nënë vetëm 20-vjeçare ka humbur jetën. E reja u paraqit në spitalin e Korçës me tension të lartë por ka humbur jetën sapo ka mbërritur.
Mësohet se ajo është bërë nënë vetëm 20 ditë më parë dhe ka lindur në një prej materniteteve të Tiranës. Ndëkrohë, burimet nga spitali i Korçës bëjnë me dije se ka humbur jëtën shtetasja Grejsi Prifti.
Familjarët e saj kanë akuzuar mjekët për kurim të pakujdesshëm. Pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së nënës së re./a.m.