Sharon Stone duket e mrekullueshme në një set fotografik për revistën “Haute Living”, pavarësisht moshës. Nga fotot shumë pak njerëz do e besonin se aktorja është tashmë 59 vjeç. Kjo pamje rinore e saj nuk është rezultat i operacioneve plastike. Sipas Sharon Stone, sekreti është tjetër.
“Përdor kremra shumë të mirë dhe bëj stërvitje, që mendoj se është gjëja më e mirë për shëndetin. Gjithashtu ushqehem shëndetshëm”, tha aktorja e “Basic Instinct”.
Aktualisht, Sharon Stonë është beqare dhe po kërkon “dikë me vetëbesim dhe vlera”.
/ma.me