Një vrasje e ndodhur në fshatin Shkallë të Konispolit në rrethin e Sarandës tre vjet më parë, po shndërrohet në një ngjarje që nuk dihet sesi do të përfundojë. Mbrëmjen duke u gdhirë 12 shkurt 2014, është qëlluar me armë zjarri Pajtim Shehu në atë kohë 44 vjec.
Organi i akuzës së Sarandës, ka akuzuar Ajet Rexhepin komshiun e tij si vrasësin e Shehut e në këtë mendje, ka qenë edhe gjykatësi i cështjes Alltun Cela i Gjykatës së Sarandës, ku në përfundim të gjykimit, e kanë dënuar Ajet Rexhepin me 25 vjet burg për vrasje. Familjarët e të dënuarit Rexhepi, pretendojnë se ndaj tyre është kryer padrejtësi dhe se autori i vrasjes së komshiut të tyre nuk është kryefamiljari Rexhepi.
Çështja në fjalë është apeluar në Gjykatën e Apelit në Gjirokastër. Sipas të birit të akuzuarit për vrasje Xhustin Rexhepi, provat e servirura nga organi i akuzës në Sarandë, kanë qenë tërësisht false dhe të montuara duke bërë padrejtësi.
“Babai ka qenë në shtëpi, bashkë me mua prezent. Mua më kanë ushtruar dhunë në komisariatin e Sarandës, shefi i komisariatit. Ngjarja ka ndodhur në shkurt 2014”, tha Xhustin Rexhepi, i biri i të akuzuarit për vrasje.
Ndërkaq bashkëshortja e të akuzuarit për vrasje, ka apeluar për drejtësi ndërkohë që denoncon tentativat për të mbyllur këtë cështje nga Policia e Sarandës, kundrejt rryshfetit.
“Të zbardhet e vërteta. Nëse bashkëshorti im është fajtor fajtor të jepet dënimi maksimal, bugrim i përjetshëm ose pushaktim, nëse është i pafajshëm të jepet pafajësia direkt”, deklaroi Razije Rexhepi, bashkëshortja e të akuzuarit.
Avokati i pajtuar nga i akuzuari për vrasje, ka kërkuar përjashtimin e relatorit të cështjes Tomorr Skreli, për njëanshmëri në gjykim. Ai e justifikon këtë kërkesë, pasi koha e lënë prej 16 orësh nga relatori Skreli për të t’u njohur me dosjen e klientit të tij është e pamjaftueshme.
“Trupa gjyqësore pas kërkesës së të pandehurit, në u bëra avokat i tij me legjitimimin e të pandehurit para gjykatës. Në mënyrë të papritur, relatori i trupit gjykues, gjyqtari Tomor Shkreli, rivendos kushte pa kufi avokatit, që brenda 18 orësh të studiojë dosjen voluminoze prej 1 mijë faqesh, të përgatis konkluzionet kryesore dhe të paraqes mbrojtjen par seancës gjyqësore. Unë sot i kërkova relatorit të trupit gjykues për t’u larguar nga drejtimi i seancës gjyqësore, për të cilën ai e ka paragjykuar cështjen dhe ka mbajtur njëanshmëri”, tha avokati i Ajet Rexhepit, Fran Dashi.
Avokati i palës së paditur, do t’ia bëjë të ditur Komisionit të Vetingut, kreut të qeverisë Rama dhe Ambasadës Amerikane, për këtë shkelje dhe paragjykim të vendimit nga ana e gjykatësit të Apelit Tomorr Skreli në Gjirokastër.
ma.me