Kryetari i partisë Dmeokratike Lulzim Basha ka akuzuar Minsitrin e Brendshëm fatmir Xhafa dhe drejtorin e policisë Haki Çako se kanë mbajtur të fshehur një ngjarje kriminale. Ai thotë se në Elbasan u ndalua një person që kishte në makinë 800 mijë euro dhe dy patenta me emrin e Saimir Tahirit.
Sipas Bashës, kjo ngjarje u fsheh me urdhër të kryeministrit Rama.
Statusi:
Burime të sigurta informojnë se:
“Me date 01/11/2017 eshte arrestuar nga policia e Elbasanit shtetasi Orest Lefter Sota sepse nuk i ka ndaluar postbllokut te policise. Gjate kontrollit ne automjet i jane gjetur dhe sekuestruar 800 mije Euro dhe dy deshmi aftesie per drejtim automjeti ne emer te Saimir Tahirit. Ky rast nuk eshte bere publik ne njoftimet qe ben policia.”
Duke denuar ashpersisht fshehjen e kesaj ngjarje kriminale nga Haki Cako dhe Fatmir Xhafa me urdher te Edi Rames, i kerkoj prokurorise te hetoje e te mos shmange nga pergjegjesia autoret dhe urdheruesit e ketij akti mafioz.
/a.m.