Një 26-vjeçar u arrestua nga Policia e Pogradecit pasi në gjendje të dehur ka plagosur me sende të forta dy vëllezër, pronarë të një lokali, si dhe ka shkaktuar dëme materiale në biznes.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të Borian Syzo, 26 vjeç, banues në Pogradec.
Dje në lagjen numër 1 në Pogradec, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta A.C., 44 vjeç dhe A.C., 46 vjeç, (vëllezër), të dy banues në Pogradec, në lokalin në pronësi të tyre si edhe ka dëmtuar orenditë e këtij të fundit. Vëllezërit ndodhen në Spital, jashtë rrezikut për jetën.
Policia thotë se materialet procedurale kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”./a.m.