Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është shoqëruar me debate, teksa po diskutohet mbi mandatin e kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj, i cili rezulton i dënuar në Itali për vjedhje në vitin 2004.
Ish-kreu i KQZ, Denar Biba, është përplasur me kreun aktual, Klement Zguri, teksa i ka thënë se nuk bëri mbledhje për rastin e kryebashkiakut të djathtë, edhe pse sipas tij, Prokuroria ka dërguar materialin dhjetë ditë më parë. Ashtu si Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, edhe Biba kërkon t’i ndërpritet mandati Kapllanajt, por kjo është cilësuar si presion politik mbi KQZ nga ana e Zgurit.
Biba: Edhe pse ka ardhur materiali nga Prokuroria 10 dite me pare, kryetari i KQZ nuk beri mbledhje. U detyruam ne qe te therrisnim mbledhje. Më 16 tetor te ketij viti struktura e posaçme ka kthyer pergjigjen per denim dy vjet burg ne Itali.
Prokuroria ka shkuar pertej kompetences se saj, pasi ne pergjigje per Kapllanajn ka thene se kryebashkiaku eshte rehabilituar, pasi kane kaluar 10 vite nga vendosja e denimit. Duheti t’i nderpritet mandati Kapllanajt.
Zguri: Presioni nga politika ne drejtim të KQZ eshte i patolerueshëm. Ketu eshte fjala per deklaraten e Ballen, dy ore me pare. Per Kapllanajn KQZ eshte shprehur dhe ka pasur nje vëmendje te saj. Ne ate kohe, edhe tek kjo liste nuk ka pasur asnje pretendim dhe ceshtja eshte mbyllur. Deklarata Bibes eshte e pahijshme, se une nuk mblodha KQZ per Kapllanaj.
DEBATI
Eridian Salinji (Perfaqesues i PS): Ti (Zguri) nuk mund të mbrohesh këtu se je i pavarur. Se ku i je i varur ti e di vetë. Deklarata që bëri PS duhej bërë shumë ditë më përpara jo sot. Ti sot e ke vënë në dyshim karrigen që ke. Ti nuk mund të fshehësh kërkesën. Kjo ndodhi, është përgjegjësi e juaja. Nëse shkel ligjin, duhet të presësh edhe përgjigjen. Ti erdhe me një marrëveshje politike aty. Marrëveshja ka mbaruar tani dhe besoj që edhe ti je i fundit i mohikanëve. Në rastin e Kapllanajt ligji i dekriminalizimit ka edhe efekte prapavepruese. Personi në fjalë është subjekt i ligjit për dekriminalizimin. Arsyetimi i Prokurorisë është jologjik.
Ivi Kaso (Përfaqësuesi i PS): PS ka një hall të madh, do të heqë vëmendjen nga droga, nga Habilajt, nga Sajmir Tahiri dhe të gjitha çështjet që i kanë dalë. Presioni i paprecedentë që i është bërë KQZ-së, është ndeshur edhe në dy raste të tjera kur PS ka pasur një hall të madh. E ka pasur këtë hall të madh edhe në 2007 me Elbasanin dhe në 2011 kur humbi mandatin në Tiranë. Prokuroria në rastin e Mallakastrës nuk ka zbuluar asgjë. Dënimin në vitin 2004 ai e ka deklaruar vetë.