Në fjalën e tij gjatë prezantimit të raportit për monitorimin nga ajri, ministri Fatmir Xhafaj nuk la pa përmendur edhe punonjësit e policisë të përfshirë në trafikun e drogës.
Ndonëse pa e specifikuar, ministri i Brendshëm e pranoi fenomenin që ka ekzistuar prej kohësh në radhët e policisë së shtetit duke përfshirë edhe drejtyes të lartë.
“Sot duhet të kujtojmë që më 18 gusht 2014 një helikopter italian që fluturonte në Lazarat u qëllua nga banorë brenda fshatit, ku u plagos një oficere. Në fshat prodhoheshin çdo vit rreth 900 tonë kanabis, Lazarati ishte fshat i paaksesueshëm. Ishte simbol i bashkëjetesës me krimin. Sot bastionet e krimit i përkasin të shkuarës. Disa vite më parë monitorimi nga ajri filloi pas presionit të madh të BE, sot jemi ne që e kryejmë dhe do të vazhdojmë edhe vitin e ardhshëm.
Nga euforia, paaftësia e strukturave tona apo aftësia e sofistikimit të krimit, kjo mbetet për t’u parë, por dëmi nga krimi ishte i madh.
Në aktivitetin kriminal u përfshinë fermerë të pafajshëm dhe shumë punonjës policie. Shumë drejtues policie heshtën për shkak të frikës apo kundrejt shpërblimit” – tha Xhafaj teksa theksoi se qeveria mori përgjegjësi politike duke iu kundërpërgjigjur me partnerët. /b.d
Drejtuesit pavarsisht perfitimeve i trembeshin edhenlidhjeve te drejtuesve te ministris me krimin. Me ardhjen tuaj dhe deklaratat publike policia mori drejtim te ri qe po flet me fakte ne luften ndaj krimit .
ndryshimi ka filluar te duket ne kete lufte qe po ndermeret.gjithcka po mer drejtimin e duhur sepse eshe vendosja juaj ne krye te ketij posti eshte mese i duhuri.
bravo .uroj qe te besh akoma me shume.keshtu sic e keni nisur do e sillni vendin tone ne drejtimin e duhur .ndryshimi eshte i dukshem qe tani
shqiperia do behet nje shembull mjat i mire ne luften kunder kanabisit.me punen tuaj do arrihet kjo gje kaq e mire per te gjithe popullin
ju jeni i forte si celiku dhe vetm ti mund te beje nje reforme kaq te madhe ne policin e shtetit..Me vjen mire qe po e heqin shqiperin nga lista e zeze.suksese