Pak kohë më parë në Vlorë gjatë një operacioni antidrogë në Vlorë u sekuestru nplot 5 ton kanabis në një banesë në Llakkatund të Vlorës. Lidhur me këtë sasi të madhe lënde narkotike, policia arrestoi shtetasin Rakip Arapaj.
Por gjykata e liroi duke pranuar alibinë e tij i cili tha se droga ishgte në shtëpinë e braktisur të vëllait. Por, gjkykata nuk mori parasy faktin se banesa ku u gjet droga, kishte oborr të përbashkët me banesën e Arapajt dhe askush nuk mund të futej aty.
Vendimin e shkallës së parë e apeloi prokuroria së cilës i dha të drejtë apeli që e riktheu në qeli Arapajn. Por, tashmë ky shtetas nuk duket më.
Edhe pse duhej të qëndornte në banesë me masë sigurie, ai rezulton i zhdukur dhe policia nuk e ka gjetur.
Për kapjen e Arapajt janë angazhuar policia e Vlorës dhe është njoftuar Interpol, ndërsa nuk përjashtohet që ai të ketë lënë Shqipërinë ilegalisht duke u arratisur./a.m.