Prokuropria spanjolle ka lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar për ish-presidentin e rajonit të Katalonjës Carles Puigdemont. Ai akuzohet për rolin që luajti në organizimin e referendumit e më pas shpalljes së pavarësisë së rajonit, procesi i cili u vlerësua si antikushtetues nga ana e Madridit.
Pasi shkarkoi gjithë drejtuesit e qeverisë rajonale, Madridi mori në kontroll të drejtëpërdrejtë rajonin që gëzonte autonomi. Marrja e kontrollit të qeverisjes tashmë pasohet edhe me mësa penale të cilat gjithashtu ishin paralajmëruar nga prokuroria spanjolle.
Vetë Puigdemont, rezulton të jetë larguar nga Katalonja prej disa ditësh. Ai ndodhet në Bruksel siç raportuan mediat ndëkombëtare të cilat folën edhe për mundësinë që Puigdemont të këkronte azil. Ai vetë reagoi dhe tha se nuk ka kërkuar azil. Po ashtu, Puigdemont pati deklaruar se do të kthehet në Spanjë sapo të merrte garanci./a.m.