Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim me minatorët në Bulqizë. Ajo shoqërohej në këtë takim nga deputeti i LSI qarkut Dibër, Përparim Spahiu dhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari.
Gjatë fjalës së saj në këtë takim, kryetarja e LSI tha se minatorët kërkojnë atë që u takon dhe jo lëmoshë. Kryemadhi i bëri thirrje qeverisë që të sjellë sa më shpejt statusin e minatorit në Kuvend.
Ajo tha se LSI nuk është në opozitë me qeverinë për statusin e Minatorin. ‘Nëse qeveria sjell në Kuvend statusin e minatorit, të 19 votat e LSI do të jenë pro”, tha kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi./a.m.