Trajneri i skuadrës së Partizanit të Beogradit, Miroslkav Gjukiq, ka folur para duelit me Skënderbeu në Beograd, teksa ka kërkuar që tifozët të mos krijojnë probleme duke ofenduar kundërshtarët.
“Do të jeni serbët më të mëdhenj nëse ndihmoni skuadrën tuaj, por jo nëse sulmoni kundërshtarin dhe e fyeni atë”, ka thënë trajneri Gjukiq.
Ai po ashtu ka folur edhe për rëndësinë e kësaj ndeshje me Skënderbeun.
“Unë mendoj se ne jemi të gjithë të vetëdijshëm se do të luajmë një ndeshje shumë të rëndësishme, një nga dy finalet që do të luajmë në shtëpi për të kaluar në fazën tjetër.
Na pret një ndeshje e vështirë kundër një kundërshtari të fortë dhe agresiv, i cili pëson me vështirësi gola. Partizani duhet të hyjë në fushë siç ka bërë në gjithë historinë, e vendosur dhe ekip fitues”, ka përfunduar Gjukiq, përgatiti Koha. (b.an)