Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi priti sot në një takim Ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, Jiang Yu. Kryetarja e LSI vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore midis dy vendeve, duke vlerësuar gjithashtu angazhimet e Kinës në mbështetje të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.
“Ne mbështesim programin, ‘Një Brez Një rrugë’ dhe procesin 16+1 për Evropën Qendrore dhe Lindore dhe e shohim si një mundësi të rëndësishme bashkëpunimi mes dy vendeve”, tha Kryemadhi.
Kryetarja e LSI shprehu mbështetjen e plotë për krijimin në Shqipëri të Qendrës së Organizatave Rinore në kuadër të kësaj nisme. Kryemadhi vlerësoi fokusin që ambasada i kushton projekteve vendore dhe zhvillimit të sektorit të bujqësisë dhe sektorë të tjerë të zhvillimit. Ambasadorja e Kinës vlerësoi rolin që LSI jep në arenën politike shqiptare dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar thellimin e bashkëpunimit.
Gjatë fjalës së saj ambasadorja u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve zhvillohen duke u bazuar mbi marrëdhëniet njerëzore, të qeverive por edhe të partive politike. “Shqipëria s’është një vend i vogël, por vend me rol shumë të rëndësishëm në Diplomacinë Kineze. Roli im është i dedikuar në rritjen sa më shumë të nivelit të bashkëpunimit diplomatik Shqipëri-Kinë”, është shprehur ndër të tjera ambasadorja kineze. Në takim Kryemadhi ka qenë e shoqëruar nga Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI Petrit Vasili dhe nga deputeti Edmond Haxhinasto, njëherazi Anëtar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Kinë.
a.ç