Përmes një statusi në Facebook, kryeministri Edi Rama shkruan se brenda këtij mandati do rikostruktohen rreth 30 qendra shëndetësore dhe ambulanca.
Rama ka publikuar një video nga qendra shëndetësore e Kamzës e cila i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë si dhe është pajisur me pajisje të reja. 90 qendrat e para do financohen nga buxheti i shtetit.
Statusi i Rames:
Shqipëria që duam në katër vitet që vijnë do të ketë 300 pasqyra të Rilindjes së Shëndetësisë si kjo, qendra shëndetësore e ambulanca që do t’u shërbejnë me respekt e dinjitet njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, kudo ku prej dekadash nuk është vënë asnjë dorë e aftë dhe e kujdesshme në hartën e sistemit shëndetësor të vendit 🏥
90 të parat do të financohen nga Buxheti 2018 ✌ 🇦🇱