Policia e qytetit të Fierit ka vënë në pranga Sterio Jarua, 60 vjeç, banues në fshatin Boçovë.
Arrestimi i tij u bë pasi për motive pronësie ka kanosur me armë gjahu të cilën e mbante pa leje, vëllain e tij, H. Jarua 69 vjeç, banues në fshatin Boçovë, Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar nga Nenet 130/a/2 dhe 280 të Kodit Penal.
a.ç