Sulmuesi portugez, Andre Silva po kalon probleme te Milani, duke qenë shumicën e kohës në bankën rezervave.
Por, jashtë fushës është duke i shkuar shumë mirë, pasi thuhet se ka filluar një lidhje me bukuroshen Sara Rodrigues.
Lajmi bëhet i ditur nga portali portugez Vidas. Sara është një modele e diplomuar për inxhinieri kimike dhe një fotomodele e suksesshme.