Pas çdo ndeshje apo çdo jave të luajtur në Serinë A, emri i Thomas Strakoshës është në krye të listave për portierin më të mirë.
Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, kur prestigjiozja italiane “Gazetta Dello Sport” ka përpiluar një material special me statistika në lidhje me gardianët e Serisë A, raporton “Panorama Sport”.
Në këtë listë, matësi kryesor dhe elementi që ka përcaktuar renditjen e tyre, është pritja që ka bërë sezonin e përllogaritur në përqindje.
Thomas Strakosha është i dyti në këtë renditje, në bazë të ecurisë së deritanishme, që kanë bërë skuadrat dhe portierët e elitës së futbollit italian.
Portieri i Lazios ka arritur të renditet në vendin e dytë, në bazë të përqindjes së pritjeve, që ka bërë deri më tani në kampionatin italian. Gardiani i Kombëtares e gjen veten me 78.9% pritje dhe gjendet pas portierit të Romës, Alison, me 86.5% pritje.
Shqiptari ka arritur të lërë pas emra si Handanoviç që po tregon superformë me Interin javë pas jave, apo edhe Bufon e Donnarumma, të cilët janë edhe dy gardianët më të përfolur në Itali për cilësitë e tyre.
Portieri tjetër i Kombëtares, Etrit Berisha, renditet në vendin e 17-të dhe lë pas gardianin e Milanit, Donnarumman, i cili është në vendin e parafundit. /a.m.