Një i ri ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit, pasi akuzohet për pengmarrje dhe dhunë. Mësohet se është arrestuar shtetasi Almarjo Xhebexhia 24 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës.
Sipas policisë, Xhebexhia, tek një hotel në afërsi të Shkëmbit të Kavajës, ka ushtruar dhunë fizike, duke i shkaktuar dëmtime të rënda, si dhe e ka mbajtur pa dëshirën e saj të mbyllur në dhomën e hotelit shtetasen V.H., 21 vjeçe, banuese në Ukrainë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Heqja e paligjshme e lirisë” dhe” Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar në nenet 110/2 dhe 88/1 të Kodit Penal. /b.d