Edhe drejtori i shkollës ku Adela ishte mësuese vite më parë ka thënë disa fjale të ndjera.
“Adela na bëri të gjithëve për vete, ajo na tregoi se me punë arrihet gjithçka në jetë”.
Këtë mesazh përcjell Beqir Curumi ish-drejtori i shkollës së Komunës Luz i Madh për Adelajdën mësuesen nga Kavaja e cila në moshën 20-vjecare nisi punën si mësuese.
“Adela erdhi për herë të parë mësuese në këtë shkollë, ishte 20 vjeçe, ishte viti 2006. Ishte më e vogla e kolektivit arsimor, më gazmorja e më hokatarja. Adela na bëri të gjithëve për vete. Ajo na tregoi se me punë arrihet gjithçka në jetë, këtë mesazh përcjell ish-drejtori i shkollës së Komunës Luz i Vogël. E fitoi besimin e mësuesve por edhe respektin e të gjithë nxënësve. Ne e pamë karrierën e saj në ngjitje të media dhe ishim krenarë për të. Na ka helmuar ikja e saj, na krijuar dhimbje”, thotë ai mes lotëve.
Në orën 14:00 trupi i Adelajda Xhamanit u përcoll për në banesën e fundit duke lënë pas mesazhin se nja vajzë nga periferia , mund t’ia dalë, duke thyer mentalitetin e bashkëqytetarëve të saj për të ndjekur ëndrrat dhe jetën. Lule të bardha janë hedhur mbi arkëmortin e saj.
Ndarja nga jeta në mënyrë të parakohshme në moshën 31-vjeccare krejt papritur ka shkaktuar dhimbje tek të gjithë ata që e njohën në jetën reale, apo vetëm nëpërmjet televizionit.