Prostitutat nga Serbia e Kroacia po rrëzojnë çmimet e shërbimeve seksuale në lagjet e kuqe të Liverpoolit , sepse ato janë të gatshme të punojnë për më pak para duke bërë që vendaset të kenë gjithnjë e më pak punë, shkruan “Liverpool echo”.
Gazetarët e BBC3 kanë filluar të hulumtojnë për arsyet që i kanë shtyrë prostitutat të ulin çmimin për shërbimin seksual, madje në 4 funte, që është në mënyrë drastike shumë më pak.
Jack, i cili ndaj shtëpinë me një nga punëtoret e seksit me të cilin kanë biseduar gazetarët, thotë se rënia e çmimit ka ndodhur për shkak të vajzave nga Serbia e Kroacia.
“Këto vajza janë më të bukura, vijnë nga Europa Juglindore, Serbia e Kroacia…Ofrojnë seks për më pak para sepse jeta në vendet e tyre është më e lirë se sa këtu”, sqaron Jack.