Kryeministri Edi Rama ka garantuar se pavarsisht situatës politike, ka vijuar puna për përmbushjen e planit elektoral.
Në rubrikën “Komunikimi Javor” Rama tha se “kemi shumë punë për të bërë në drejtim të investimeve dhe të luftës me krimin sa s’ka kohë për t’u marrë me grindje dhe fjalë politike”.
Shefi qeverisë i quan marrëzi dhe kthim pas në çadër lëvizjet politike të opozitës duke shtuar së ka lutur liderët e partive përkatëse por ka marrë pas vetëm mallkime.
Ndërkohë, kreu i mazhorancës komentoi edhe nisjen e procesit të Vettingut. Ai tha se Komisionet do ta kenë të gjithë mbështetjen e duhur, ndërsa pritet që ta justifikojnë besimin popullor dhe atë të qeverisë.