Dy shtetas shqiptarë, 27 dhe 31 vjeç, janë arrestuar prej Antidrogës së Epirit në vendin e quajtur “Kalamia” në afërsi të Artës, gjatë orëve të para të së dielës.
Sipas Antidrogës, dy shtetasit e arrestuar u kapën në flagrancë duken ngarkuar sasinë prej 58.4 kg lëndë narkotike, e llojit kanabis sativa.
Policia sqaron se, lënda narkotike ishte e vendosur në 53 pako të izoluara me celofan.
Autoritetet thanë se dy shqiptarët e kishin fshehur drogën në një zonë bujqësore dhe herë pas here ngarkonin nga ai vend sasi të ndryshme, të cilat i dërgonin në Athinë, ku edhe shpërndaheshin prej bashkëpunëtorëve të tyre shqiptarë.
Për transportimin e drogës ata përdornin edhe dy autovetura, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Dy të arrestuarit do të dërgohen paraditen e së hënës në gjykatë, për masë sigurie.
a.ç