Një makinë tip ‘Benz’ është shkrumbuar nga flakët gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Tepelenës.
Bëhet fjalë për makinën e Erjola Brahaj, nga ky qytet, ish-drejtoreshë e spitalit të Tepelenës.
Brahja ka qenë edhe kandidate për deputete në zgjedhjet e 25 qershorit.
Ajo ka kandiduar nën siglën e LSI-së. Dyshimet janë që makina të jetë djegur qëllimisht.
Ajo nuk ka bërë denoncim në polici, duke pretenduar se kish lënë dritat ndezur.
a.ç