Një makinë tip “Mercedes Benz” është përfshirë nga flakët gjatë natës në qytetin e Tepelenës. Mësohet se në momentin që makina është përfshirë nga flakët ka qenë e parkuar në lagjen “Mustafa Matohiti”.
Nga flakët fatmirësisht nuk janë shënuar të lënduar, ndërkohë që policia ka filluar hetimet për sa i përket shkakut që ka çuar në djegien e makinës. Automjeti i cili u dogj plotësisht ishte në pronësi të shtetases E.B.
Pista kryesore e hetimeve deri në këto momente, e cila bazohet edhe në deklarimet e dhëna nga bashkëshorti i pronares së mjetit, është se mjeti mund të ketë marrë flakë aksidentalisht.
Njoftim i policisë:
Informacion paraprak.
Njoftohemi se në lagjen “Mustafa Matohiti” të qytetit Tepelenë, një automjet është përfshirë nga flakët.
Menjëherë kanë shkuar shërbimi zjarrfikës dhe grupi hetimor ku ka rezultuar se:
Automjeti tip “Benz”, me targa AA 400 LH, në pronësi të shetases E.B, ishte përfshirë nga flakët dhe për pasojë ishte djegur pothuaj plotësisht.
Mjeti në moment që është përfshirë nga flakët ka qënë i parkuar.
Nga veprimet e para hetimore të kryera, si dhe nga deklarimet e dhëna nga bashkëshorti i shtetases E.B, dyshohet se mjeti ka marrë flakë aksidentalisht.
a.ç