Një letër dërguar drejtorit të FBI zbulon planet për të botuar një libër duke pretenduar se presidenti i atëhershëm amerikan, Bobby Kennedy, qëndronte pas vrasjes së yllit të Hollyëood-it. Midis dosjeve të sapo publikuara të JFK-së është një letër që paralajmëron Robert F. Kennedy për një libër shpërthyes, i cili pretendon se ai ishte përfshirë në vdekjen e Marilyn Monroe.
Të dy, zoti Kennedy dhe drejtori i FBI-së, morën një letër paralajmëruese për librin e Frank Capelli ne vitit1964: “Vdekja e çuditshme e Marilyn Monroe”.Letra njoftoi zyrtarët e inteligjencës amerikane Frank A. Capell për të publikuar pretendimet se Marilyn Monroe ishte përfshirë në një marrëdhënie me Kennedy.
“Libri thotë se lidhja e Monroe me Kennedy ishte e njohur në rrethin e miqëve në zonën e Hollyëoodit”, por nuk u publikua asnjëherë.Letra, dërguar më 14 korrik 1964, vazhdon të paralajmërojë për besimin e shkrimtarit se Bobby Kennedy kishte qenë pas vdekjes së papritur të yllit botëror.
Sipas librit “Marilyn Monroe besonte se qëllimet e Kennedy ishin serioze dhe se ai i kishte premtuar se do të divorcohej nga gruaja dhe të martohej me të”.“Kur ai nuk e bëri këtë”, shkruhet në libër, ajo ‘kërcënoi se do ta bënte publike marrëdhëniet e tyre’, e cila do të shkatërronte aspiratat e tij presidenciale.”Ishte ky momenti kur Kennedy vendosi të vepronte”, thuhet në libër.
Sipas librit, Kennedy përdori të ashtuquajturin Komploti Komunist i cili ishte një mënyrë eksperte në eliminimin shkencor të armiqve të tij “për të vrarë Monroe duke e bërë vrasjen e saj të duket si një vetëvrasje”.
Edhe pse libri u botua muaj më vonë në vitin 1964, ai nuk arriti të merrte vëmendje e publikut. Megjithatë, pretendimet e këtij libri përforcojnë akuzat se midis aktores dhe presidentit ekzistonte një marrëdhënieje jo fort e mirë, përgatiti ”bota.al”. (b.an)