Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim me strukturat e kësaj partie në Shkodër.
Gjatë fjalës që mbajti përpara strukturave të LSI, Kryemadhi tha se Rama është i “frikësuar” nga situata.
Më tej ajo shtoi se Rama mendon për oligarkët dhe jo për qytetarët
“Rama eshte kthyer ne nje lolo televizionesh. Rama te dorezoje Lolon dhe te lere drejtesine te bej punen e saj.
Lsi e vendosur te demaskoje kete kryeminister lolo dhe te gjithe zinxhirin kriminal. Rama nje kryeminister ne ikje i frikesuar.
Nga frika Rama censuroi ne televizione aktivitetin madheshtor per Azem Hajdarin.
Gjendja e varfersise dhe e papunesise ne Shqiperi alarmante. Qindra mijera familje jetojne me pak se 2 dollare ne dite.
Qeveria mendon me shume per oligarket, se per qytetaret dhe te rinjte e papune. Qeveria u zhvati 70 milion euro qytetatereve, per tja u dhene oligarkeve. Me keto para do te ishin financuar 70. 000 vende te reja pune”, u shpreh Kryemadhi. Kreu i LSI bën sikur harron megjithatë, se ka qenë nëpër studiot televizive më shumë se kushdo në muajin e fundit.