Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB)duke e komentuar shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Katalonjës, u bëri thirrje palëve që “të gjendet një zgjidhje në kuadër të kushtetutës së Spanjës, duke i përdorur kanalet ligjore.
Farhan Ha, zëdhënës në OKB, shtoi se sa i përket shpalljes së pavarësisë së Katalonjës, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së inkurajon palët që të kërkojnë zgjidhje në kuadër të kushtetutës së Spanjës duke i përdorur kanalet ligjore. Parlamenti i qeverisë autonome të Katalonjës në lindje të Spanjës dje pas votimit në këtë parlament shpalli pavarësinë në mënyrë të njëanshme.
ma.me