Pesë muaj pasi nisën bashkëjetesën në Tiranë, një nga lajmet më të bujshme të ditëve të fundit është pa dyshim ai i ndarjes së çiftit më të pëlqyer të “Big Brother 9”, 22- vjeçarëve Xheni dhe Benardi. I vetmi çift real që kërcejnë kundër çifteve të tjera të spektaklit të kërcimit “Dance with me”, e pranuan se janë duke përjetuar një moment krize, për arsyet e së cilës nuk folën hapur “live” në spektakël.
Boksieri me muskuj, që në këtë garë po shfaq talent edhe në kërcim, refuzoi ta puthte partneren e tij në show, por ndërkaq ndaj kërkesës së Robert Aliajt që i bëri Xhenit, se në nëse ai i jepte dhjetë pikë ajo duhet t’ia shpërblente me një puthje për të vërtetuar sa e lirë është ajo tani, Benardi iu përgjigj flakë për flakë duke lënë të kuptohet se ajo është ende partnerja e tij.
Duke nisur nga këto skena, shumë mund të mendojnë se bëhet fjalë për një lojë të çiftit për efekt audience, por këtë opsion e përmbysin statuset dëshpëruese të Xhenit që poston shpesh në Instastory. Sipas mediave online, më e lënduar nga ndarja mendohet të jetë Xheni, e cila i dedikon shprehje të shumta partnerit të saj në kërcim.
Në foton e fundit që ka postuar në Instastory, Xheni shkruante: “Shoh një burrë, një burrë tjetër, edhe një tjetër. Bëj shaka, nuk ka kaq shumë burra në ditët e sotme”. Ky nuk është i vetmi status i saj, pasi prej dy javësh tashmë çifti më i pëlqyer dhe komentuar i “Big Brother 9” kanë vënë në pikëpyetje lidhjen e tyre. Në një tjetër postim në Instastory, Xheni shkruante se ata ndaheshin 1 herë në javë, dhe nuk dihej pastaj sa shtynte të riktheheshin sërish bashkë.
Në lidhje me arsyen e ndarjes, deri tani si opsioni më i mundshëm është fakti që për Xhenin Benardi nuk është i dashuri i saj i parë.
Në lidhje me këtë arsye dhe ç’po ndodh realisht jashtë kamerave me jetën e tyre, Benardi rrëfen ekskluzivisht për “Panorama” të vërtetën e lidhjes me vajzën që njohur në “Big Brother”: “Jemi në një situatë të tensionuar, që do të thotë as bashkë, as të ndarë”, tha ai.
Pyetjes nëse është ndjenja e xhelozisë arsyeja që çoi lidhjen e tyre në këtë gjendje, ai iu përgjigj: “Edhe po, edhe jo”.
Benardi tha se: “Do të vazhdojmë të kërcejmë çift të hënën në spektaklin “Dancw with me”, ndërsa sa i takon bashkë- jetesës, nëse vazhdojnë të jetojnë bashkë në këtë periudhë tranzicioni, ai nuk pranoi të japë më shumë de taje për këtë pjesë.
Benardi është hera e parë që flet rreth ndarjes apo ngrirjes së marrëdhënies me Xhenin, ndryshe nga ajo që i shpreh ndjesitë e saj çdo ditë në Instastory. Ndërkohë që portalet kanë hedhur edhe opsionin tjetër të arsyes së ndarjes, që mund të jetë “virgjëria” e Xhenit, duke u nisur po ashtu nga një status i saj, ku bënte diferencën e meshkujve nga femrat, ndërsa shprehej: “Meshkujt duan të jenë të parët në jetën e një femre, ndërsa femrat duan të jenë të fundit në jetën e një mashkulli”. Ftohtësia mes çiftit ra në sy edhe të të pranishmenë festën e ditëlindjes së kërcimtarit Graciano Tagani, ku Xheni dhe Benardi i qëndruan larg njëri-tjetrit.
SI NISI HISTORIA E DASHURISË SË XHENIT DHE BENARDIT NË “BIG BROTHER”
Nga ana tjetër, fansat e çmendur të çiftit Xheni e Benard kanë nisur fushatën në rrjetet sociale për ribashkimin e tyre. Po si nisi historia e tyre e njohjes? Të gjithë e kujtojnë sagën e tyre të dashurisë para kamerave me uljet dhe ngritje e veta në shtëpinë e “Big Brother”. Ndërkohë që loja e çifteve ishte shtylla kryesore e “Big Brother 9”, Xheni dhe Bernardi në fillimet e njohjes ishin gjithmonë e më larg konceptit të një çifti.
Boksieri 22-vjeçar tentoi të puthte partneren e tij në lojë, por ajo e refuzoi duke lënë përshtypjen e një marrëdhënieje të komplikuar. Pas dy javësh flirt, ku ata u dukën se po shkonin drejt një lidhjeje, historia ndryshoi komplet kah. Erdhi një moment që Benardi i kërkoi sqarime moshatares së tij, Xhenit.
Pas këmbënguljes së tij, Xheni iu përgjigj:“Ti më thua mos bëj këtë, mos bëj atë! Jemi afruar me njëri-tjetrin, në rregull, por edhe kjo mos fli këtu, mos fli me këtë, me atë. Unë jam person i lirë, nuk merr asgjë prej meje kështu duke më ndaluar”. Por nuk kaloi shumë kohë dhe ata ranë aq keq në dashuri, sa vendosën të bashkëjetonin në mes të qershorit në Tiranë.
Xheni me profil Administrim, ka lindur në qytetin e Lezhës, por jeton në Itali me familjen që nga mosha 3-vjeçare. Ajo ka përfunduar shkollën e mesme për administrim dhe pjesë- marrjen në “Big Brother” e pa si një mundësi që do ta afronte më pranë botës së televizionit, dhe më pranë pasionit të saj, modelingut. Ndërsa Benardi është boksieri me muskuj, që studion në Universitetin e Sporteve./Panorama
ma.me