Uzina e përpunimit të bakrit në Rubik mbante peshën kryesore te punësimit në qytet, ndërsa që prej mbylljes së saj papunësia është kthyer në një problem social në këtë zonë. Largimi i të rinjve vijon të mbetet fenomen shqetësues, ndërsa për ata që se kanë mundësinë e largimit detyrohen nënshtrohen skamjes.
Ndihma ekonomike nuk ju del as për të mbyllur javën, ndërsa shume familje e mbajnë veten falë ndihmave kryesisht në ushqime që u sjellin të afërmit që jetojnë në fshat. Banorët e kësaj treve shprehen se rivënia ne funksion e uzinës së bakrit do të ishte një mundësi e mirë për banorët e kësaj për të jetuar me dinjitetet.
Kreu i konfederatës së Sindikatave, Kolë Nikollaj, i kontaktuar për ktë shqetësim u shpreh se e njëjta panorame si në Rubik është në gjithë Mirditën dhe Shqipërinë Verilindore
Nikollaj shton se rivënia në funksion e industrisë është e vetmja formë për ta nxjerre Shqipërinë 0 veriut nga kthetrat e varfërisë.
Ai i bëri apel qeverisë të kthejë sytë nga këto treva
Kolë Nikollaj u shpreh se të rinjtë duhet të marrin arsim profesional pasi ka mjaft kompani të huaja që kërkojnë punonjës tw specializuar.