Për shkak të dëmtimit të linjës 35 kv Sharrë 220kv – TEC Kombinat, disa zona në kryeqytet kanë mbetur pa energji elektrike.
Dëmtimi i linjës ka ardhur për shkak të disa punimeve atje.
Zonat që kanë mbetur pa drita janë:
Ndroqi, Pinet, Barzez, Zhurije, Pezë e Madhe dhe e Vogël, Stacioni i Pompave, Pezë Helmas, Zona Kashar (pjesërisht), Yrshek, Fushë Mezëz, Ish-Rruga Ura, zona pranë Bregut të lumit, Laknas, zona e Misto Mames, Sharrë, zona pranë KMY (pjesërisht), 3 Heronjtë, Yzberisht, Vaqarr, Qendër Kombinat, Qyteti Kombinat, Kasalle, Vishaj, Damjan, Prush, Parafabrikatet, Qyteti Kombinat në “Rruga e Qelqit”.
Punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ndodhen në terren për të bërë të mundur rregullimin e defektit