Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy i cilësoi si cunami ndryshimet ekonomike dhe sociale që po zhvillohen në Arabinë Saudite, gjatë një fjalimi sot në një konference ekonomike në Riad.
“Ky është një çast historik”, tha Sarkozy në forumin “Future Investment Initiative” që po zhvillohet që prej të martës në kryeqytetin saudit nën drejtimin e princit trashëgimtar Mohammed ben Salmane.
“Popullsia është e re dhe princi është i ri. Mbreti dhe princi trashëgimtar po hapen ndaj ndryshieve ekonomike dhe sociale njëkohësisht. Kjo është si një cunami për zakonet dhe traditat e vendit”, theksoi ai.
Përpara këtij forumi, Mohammed ben Salmane, 32 vjeç, kishte premtuar të martën një “Arabi të moderuar, tolerante dhe të hapur”.
“Ne do ta shkatërrojmë ekstremizmin”, kishte theksuar princi.
“Ai ka të drejtë. Problemi i botës është ekstremizmi”, tha Sarkozy që u prit nga mbreti Salmane dhe djali i tij, princi trashëgimtar.
Në Riad, ish-presidenti francez mbrojti rolin e tij për rrëzimin në vitin 2011 të kryetarit libian, Muamar Gadafi që sipas tij ishte “një prej diktatorëve më gjakatarë në botë dhe ndërhyrja ushtarake e SHBA-së dhe Francës kishte kontribuar në lirinë e popullit libianez”.
I pyetur për presidentin aktual francez, Emmanuel Macron, Sarkozy u përgjigj se “kjo është një punë e vështirë. Nuk e kritikoj. I uroj gjitha të mirat Francës”.
Duke folur për Evropën, ish-shefi i shtetit francez e cilësoi Brexit si një absudridet, duke parashikuar një iniciativë të madhe evropiane për t’i dhënë fund ndarjes me britanikët dhe rithemelimin e Evropës.
Ai vlerësoi gjithashtu se Evropa duhet të punojë me Rusinë dhe presidentine saj Vladimir Puitn./b.d