Qeveria e Holandës deklaroi sot se është informuar për përdorimin e mundshëm të teknologjive holandeze në programe të armëve të shkatërrimit në masë në Iran, në Pakistan dhe në Siri.
‘’Në disa raste, shërbimet sekrete holandeze dhe ato të sigurisë kanë marrë indicie për përdorimin e teknologjisë holandeze në programe për armët e shkatërrimit në masë dhe të mjeteve të komunikimit në Iran, Pakistan dhe në Siri », shkruajnë ministrat në ikje të Mbrojtjes, të Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë së Jashtme në një letër publikuar dje në mbrëmje.
‘’Përderisa është konstatuar një përdorim në masë, ka nisur një hetim nga ana e shërbimeve të doganave dhe ky hetim do të nisë nga prokuroria ‘’, iu përgjigjën ministrat në ikje një pyetjeje në Dhomën e Ulët të Parlamentit për masat e marra./ b.d