Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka zhvilluar një takim me 300 biznese të huaja në Tiranë në Konferencën e Dhomave të Tregtisë. Gjatë fjalës së tij Ahmetaj tha se duhet të krijohet një treg u hapur rajonal ku të gjitha tarifat të shkojë drejt uljes. Ministri u shpreh se synimi i qeverisë mbetet rritja ekonomike me 5,5 deri në 6% në fund të këtij mandati
“Qëllimi ynë është që në fund të mandatit të dytë rritja ekonomike të shkojë në mbi 5.5-6%. Duhet të krijohet një treg i hapur rajonal. Reformat që janë ndërmarrë kanë qenë të vështirë, por të domosdoshme. Reforma në Drejtësi ka qenë kryesorja, qeveria ka qenë shtytësja kryesore.
Në kuadrin e reformave, Shqipëria ka miratuar 4 ligje për investitorët për lehtësimin. Po diskutojmë paketën fiskale. Turizmi ka ecur shumë mirë në 2016 me 1.5 mld Euro, 2017 mbi 1.7 mld Euro. Tatim fitimi zero në 10 vite për investitorët në fushën e turizmit. Investimet në porte do i japin hov turizmit” deklaroi ai.
a.ç