Sot Rama ka publikuar foto nga takimi, ku shoqërohej nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, Ministri për Punët e Jashtme dhe Evropën Ditmir Bushati si dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Një nga projektet për të cilat është biseduar ka qenë edhe vendosja e një linje ajrore direkte nga Shqipëria në Dubai.
“Dje në Dubai me Kryeministrin Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum, për ngritjen e një ure bashkëpunimi në funksion të investimeve në porte dhe turizëm, si edhe për vendosjen e një linje ajrore direkte. Takim mbresëlënës dhe shpresëdhënës. Shqipëria gjithnjë e më tërheqëse për të huajt dhe turizmi në Shqipëri një potencial i jashtëzakonshëm”, shkruan Rama në “Facebook”.