Pas nje procesi qe ka zgjatur per afro 3 vite, Gjykata e Tiranes ka denuar Kastriot Ismailajn me 11 vite burg dhe sekuestrim te 4 milion dollareve. Prokuroria kishte kerkuar qe Ismailaj te denohej me 15 vite burg, por ne fund te gjykimit Gjykata ka vendosur qe ai te denohet me 11 vite. Ismailaj akuzohej per mashtrim ne mbledhjen e borxheve qe subjektet i kishin CEZ, si dhe per vepren penale te pastrimit te parave.Ne kohen qe u dha vendimi Ismailaj ishte i pranishem ne salle. Ai nuk beri asnje koment pas vendimit. Kjo ishte seanca e 46 ne ngarkim te Ismailajt, nje proces ky maratone per Gjykaten.
ma.me/javanews.al