Me gjithë aksionet e shumta, sërish problemi i ushqimeve që qytetarët konsumojnë mbetet prezent. Një tjetër rast skandaloz është zbuluar nga drejtoria e AKU në Durrës. Pas një inspektimi të kryer, në Sukth u gjet një magazinë ku falsifikoheshin produktet ushqimore.
Produkte të ndryshme falsifikoheshin me etiketa dhe hidheshin në treg.
Aktualisht trupa inspektuese nën drejtimin e Drejtorit Rajonal të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Qarku Durrës Sefer SEFA, janë prezent në vëndngjarje.
“Unë jam këtu për të vepruar sipas ligjit dhe për të menduar për shëndetin publik e cila është pjesa më e rëndësishme e institucionit të cilin përfaqësoj, për këtë arsye Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Qarku Durrës do të zbatojë më rigorozitet ligjin dhe do të veprojë me tolerancë zero ndaj subjekteve të cilët e ushtrojnë aktivitetin e tyre në shkelje të dispozitave ligjore.
Ne si drejtori kemi për qëllim dhe detyrë vendosjen e bazave për sigurimin e një niveli të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve dhe popullates”, deklaroi drejtori pas inspektimit./a.m.