Menjëherë pasi mazhoranca rrëzoi kërkesën e prokurorisë për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri, ka reaguar edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Kryemadhi deklaroi se shpresonte se mes dashurisë për Shqipërine dhe dashurisë për krimin, mazhoranca do zgjidhte dashurinë për Shqipërinë
“Mendova se mes dashurisë për Shqipërine dhe krimin, mazhoranca do zgjidhte dashurinë për Shqipërinë. Kam votuar sot pro kërkesës së prokurorisë për arrestimin e Tahirit, në emër të rinjve. Mazhoranca humbi një shans dhe tregoi se nuk është e vendosur në luftën ndaj krimit dhe drogës.“, deklaroi Kryemadhi
Kryemadhi hodhi akuza të forta, duke deklaruar se 74 mandatët e PS janë të blera nga paratë e drogës.
“74 mandatet e PS janë të blera me paratë e drogës dhe krimit. Shqiptarët nuk do lejojnë të vazhdojë kjo situatë. Të rinjtë do i thonë jo drogë dhe krimit apo kapjes së institucioneve“, tha Kryemadhi.
javanews/a.ç