Çfarëdo që të vendosin kolegët e tij deputetë, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha në një fjalë të shkurtër në Kuvend, se beteja e tij për të zbuluar të vërtetën nuk do të ndalet, qoftë edhe nëse kolegët votojnë për arrestimin e tij.
Tahiri është parë në Kuvend, teksa ulur në vendin e tij pranë fundit të sallës së Parlamentit, debaton me kolegun socialist Bashkim Fino.
Tahiri është parë në një moment të bisedonte edhe me kreun e grupit Parlamentar të PS-së Taulant Ballën, e pasi i ka dhënë dorën është larguar nga salla.
Tahiri akuzohet nga Prokuroria për Krime të Rënda për trafik droge në bashkëpunim me Habiljat, dhe sot Kuvendi do të vendosë nëse do të pranojë plotësisht kërkesën e organit të akuzës për arrestimin e tij, apo nëse do të vendoset vetëm për hetimin, garanci pasurore dhe kontroll banese. /b.d