Në ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Gjirokastër orët e para të mëngjesit.
Mësohet se në lagjen “Palorto”, një çift është ekzekutuar nga fqinji i tyre me armë zjarri tip Kallashnikov.
Viktimat janë identifikuar si Leko Kosta 66 vjeç dhe Afërdita Kosta 49 vjeç. Shkak i krimit makabër mendohet të jetë bërë një konflikt pronësie. Çifti nuk është i panjohur për qytetin.
Leko Kosta njihet si muzikant i njohur, ndërsa e shoqja Afërdita si mësuese. Pak kohë më parë ata ishin personazhe edhe të emisionit “E diela shqiptare”.
Mendohet se autori i ngjarjes është kushëriri i Lekos, Apostol Kosta.
Ai ka qëlluar veten pas krimit në tentativë për t’u vetëvrarë dhe ndodhet i plagosur në gjendje të rëndë. /b.d
https://www.youtube.com/watch?v=wBdRMdJB_SY