Ndërkombëtarët nuk do të flasin dhe qytetarët s’duhet të presin më për ndonjë deklaratë në lidhje me Habilajt dhe zhvillimet e fundit në këtë drejtim.
Ka qenë ky mesazhi i ish kryeministrit Sali Berisha, i ftuar në “Studio e Hapur”, ku deklaroi se SHBA nuk do të reagojë në lidhje me Habilajt dhe se opozitës i mbetet vetëm t’i drejtohet qytetarëve. Madje Berisha u shpreh se pavarësisht se SHBA është kundër krimit e trafiqeve në vend, sërish e ka “xhan” Edi Ramën.
Berisha: Opozita duhet të bëjë një konsultim të gjerë tek qytetarët, sepse këtu zgjidhje tjetër veç qytetarëve nuk ka. Nuk vjen kush nga jashtë. Presidenti Bush rrëzoi Noriegën në Panama, por ajo është çështje tjetër. Qytetarët shqiptarë nuk duhet të presin gjë nga amerikanët. Ata nuk janë pro trafiqeve, as pro krimit. Por nga ana tjetër edhe Edi Ramën e kanë xhan.
Pse mendoni kështu? Herën e fundit Donald Lu foli për familje mafioze
Berisha: Ata kanë arsyet e veta. Ne nuk mund të shprehemi për këtë. Unë për vete për ndërkombëtarët kam thënë më mirë që s’po flasin. Por janë marrëdhënie pak më komplekse.