Ata janë ndër çiftet më të vjetra të baletit në vendin tonë. Me një karrierë të gjatë në skenë, Esdalin Gorani dhe Manjola Hasani i kanë mbijetuar kohës, dhe akoma pëlqehen pavarësisht se janë larguar nga jeta publike.
Ditën e sotme balerinët e njohur janë bërë prindër sërish, këtë herë me djalë. Ka qenë vet Esdalini i ka dhënë lajmin e gëzueshëm në rrjetet sociale. Ai postoi një foto të vogëlushit të posalindur, poshtë së cilës shkruante” Me çunin”. Çifti i balerinëve janë edhe prindër të një vajze më të madhe të quajtur Olesia.
/BW