Autoritetet vijojnë sekuestrimet e aseteve të përfituara në mënyrë të paligjshme. Kështu, këtë të hënë Policia e Vlorës ka njoftuar sekuestrimin e vlerave monetare prej 44.900 Euro dhe 9900 USD.
“Në kuadër të Plan Operacionit ”Vjeshtë 2017”, lidhur me sekuestrimin e aseteve të cilat rezultojnë të përfituara në mënyrë të paligjshme, Policia Vlorë ka bërë të mundur sekuestrimin e disa vlerave monetare”, thotë policia në një njoftim të sajin.
Vlerat monetare ishin në posedim nga 22 – vjeçari me iniciale L.M. Ato u sekuestruar pasi dyshohen të jenë përfituar në mënyrë të kundërligjshme.
a.ç