Kryetari i grupit parlamentar te LSI, Petrit Vasili, pas deklaratave qe beri sot kryeministri Edi Rama lidhur me ceshtjen e Saimir Tahirit, kur deklaroi se PS do te votoje kunder arrestimit te tij ne Kuvend, thote se Rama i eshte dorezuar totalisht krimit.
Statusi i plote:
Kryeministri i dorezuar totalisht tek krimi.
Kryeministri njesh me krimin.
Dite shume e keqe per vendin.
Kryeministri i dorezuar, peng dhe sherbetor i trafikanteve dhe krimineleve sot e pranoi publikisht perpara gjithe shqiptareve kete.
Reforma ne drejtesi e ketij te inkriminuari ne krye te qeverise sot ka rene.
Kryeministri donte reforme ne drejtesi qe te mbronte trafikantet dhe kriminelet qe i mbeshteste dhe i perdorte dhe nje drejtesi tjeter qe godet pa meshire njerezit e zakonshem, te pambrojturit dhe te varferit.
Reagimi i Luan Ramës
Edhe deputeti i LSI Luan Rama ka reaguar lidhur me ceshtjen ne fjale duke shkruar ne rrjetet sociale se Rama “është përgjegjësi kryesor për situatën e rëndë kriminale në vend”.
Statusi i plotë:
Një një shtet demokratik, në shtetin e të drejtës me pushtete ligjërisht të ndara, tagrin ligjjor për të çmuar vlefshmërinë apo pavlefshmërinë e provave e ka vetëm gjykata, askush tjetër!
Kryeministri, edhe sot në mbledhjen e deputetëve të rilindjes, i përfshirë prej panikut e frikës, na dëshmoi të gjithëve që ai është përgjegjësi kryesor për situatën e rëndë kriminale në vend!
“Ec e ec e s’ka të sosur ky kanali i Myzeqesë” – thuhet në një poemë të viteve të para të epokës socialiste!
Fare mirë sot nën qeverisjes e kriminelorilindjes, ato vargje mund të përshtaten: “Ec e ec e s’kanë të sosur kriminelët e Rilindjes…”.
a.ç