Demokratët kanë bojkotuar mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, që nisi paraditen e sotme, pasi kryeministri Edi Rama deklaroi publikisht rrëzimin e kërkesës së prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri.
Në rendin e ditës së punës së komisionit sot është “Shqyrtimi nen për nen dhe miratimi në tërësi i projektligjit “Për tarifat dhe shpenzimet gjyqësore në Republikën e Shqipërisë” dhe “Miratimi në parim dhe fillimi i shqyrtimit nen për nen i projektligjit “Për ndihmën juridike”.
‘Panorama’ raporton se në mbledhje nuk kanë qenë të pranishëm deputetët e PD-së, ndërkohë që kanë marrë pjesë deputetët e LSI-së.
a.ç