Deputeti i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, i ftuar në studion e lajmeve në News24, tha se për Saimir Tahirin nuk pati asnjë provë të shfaqur nga Prokuroria që ta shpallte atë fajtor.
Njëherësh anëtar i këshillit, Çuçi tha se ai vetë do të ishte i pari që do votonte pro-heqjes së imunitetit të çdo politikani të implikuar në trafik droge, qoftë edhe kryeminsitri.
Deputeti socialist tha se “opozita bashkë me prokuorinë kishin shpallur një armik dhe donin ta bënin fajtor me zor”, shkruan BalkanWeb.
“Ata s’kanë fare fakte, jo fakte të mjaftueshme. Jam prej dy ditësh anëtar i Këshillit, dhe dy ditë ata nuk na dhanë asnjë fakt. Ndodhi ajo që nuk duhet të ndodhte, opozita bashkë me prokuorinë kishin shpallur një armik dhe donin ta bënin fajtor me zor. Ne ishim atje për të mbrojtur të drejtën, dhe jo Tahirin. Opozita e kishte shpallur armik Tahirin, dhe kërkoi ta ndiqte me akuza. Njëri nga ata i tha Tahirit: Provo ti pafajësinë. Përveç se u mbyll dera e mbledhjes, s’doli asnjë fakt, por me durim ne pritëm deri në fund nëse prokuroria do sillte ndonjë fakt. I dhamë asaj një instrument procedurial tjetër, por ata nuk e arritën dëshirën për ta parë prapa hekurave Tahirin. Një provë të kishte për Tahirin, isha i pari që do votoja kundër tij, qoftë edhe kryeministër. Jo vetëm për heqjen e imunitetit por edhe për vazhdimin e hetimeve. Sot ne ishim shumë të qartë, inkurajojmë prokurorinë të vazhdojë hetimet deri në fund,” tha Çuçi./a.m.