Nga Bashkim Kopliku*
Nga sa rezulton nga shkrimi i Mero Bazes, te tre prokuroret qe akuzojne deputetin Sajmir Tahiri, per perfshirje ne trafikun e droges, duhet t’e procedohen per shperdorim detyre, sepse qellimisht ata te tre, kane sulmuar nje te pafajshem, z. Tahiri, me qellim per ta paralizuar nga puna e tij e deputetit, pavaresisht se ata jane te bindur se ai eshte i pafajshem.
Keshtu, prokuroret, me kete veprim e kane konsumuar te plote krimin e shperdorimit te detyres, sepse e arriten te veten, akuzuan nje te pafajshem, duke e perfolur dhe publikusht..
Faji i tyre, i tre prokuroreve, eshte kryer, pavaresisht nese i hiqet apo jo mandati z. Tahiri, pavaresisht se gjykata do ta nxirte te pafajshem Z. Tahiri. Pra, vepra penale tashme eshte kryer nga te tre prokuroret.
Do t’i beja thirrje ambasadoreve te BE dhe te SHBA, ta vazhdojne ndihmen e tyre per reformimin e drejtesise shqiptare, duke prure nje grup specialistesh, hetuesish e prokuroresh te tyre, te BE apo/ dhe ShBA, qe te vinin ne Shqiperi e te shqyrtonin ceshtjen deri ne fund, ose duke derguar ne gjykate qe te denohen me burg te tre prokuroret, ose duke derguar ne gjyj z.Tahirin.
Ky do te ishte fillimi me shpresedhenes i vetingut, qe do te kishte jehone e krijim shprese se vetingu do te funksionoje.
*Ministri i Rendit Publik dhe zv. kryeminister gjate viti 1992-93